Merr fund telenovela ‘Icardi’, ky është vendimi final

0
68

Mauro Icardi më në fund po i jep fund dramës së panevojshme te Interi.

Mauro Icardi fillimisht bëri me dije se e ka gjurin e lënduar, duke munguar për më shumë se një muaj te Interi.

Sulmuesi argjentinas mbeti pa shiritin e kapitenit, pasi nerazurët vendosën që ajo të kalonte te Samir Handanovic.

Kjo situatë e acaroi tej mase Icardin, që më pas filloi të bënte drama në kapin e Interit.

“Sportmediaset” ka bërë me dije se argjentinasi do jetë nesër në stërvitje me skuadrën, duke qenë se sot është dita e fundit e pushimit që pati dhënë trajneri Spalletti pas fitores në derbi.

Ish-kapiteni do synojë të kthehet në formën më të mirë fizike përgjatë këtyre 10 ditëve pushim të kampionatit me qëllim që të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Lazio, më 31 mars.

SHARE