INAUGUROHET XHAMIA E RE NË FSHATIN JAZHINCË

0
388

Në fshatin Jazhincë sot është inauguruar Xhamia e re e këtij fshati e cila është ndërtuar në një kohë rekord falë punës dhe angazhimit të madh të këshillit drejtues për ndërtimin e kësaj xhamie, qytetarëve, imamit , punëtorëve, dhe muftinisë së Tetovës.

Kjo xhami nga sot tanimë është lëshuar në përdorim dhe qytetarëve të Jazhincës do të ju shërbejë për të realizuar obligimet, ritet dhe nevojat e tyre fetare. Xhamia e fshatit Jazhincë është ndërtua me vet kontributin e banorëve të këtij fshati, kryesisht të diasporës së fshatit Jazhincë. Në inaugurimin e xhamisë së re morri pjesë muftiu i muftinisë së Tetovës, Qani efendi Nesimi, muftiu i muftinisë së Gostivarit Shaqir Efendi Fetahu, kryetari i kuvendit të Bashkësisë Fetare Islame Haki Efendi Agushi, professor të fakultetit të shkencave Islame në Shkup, Imam të xhamive të Pollogut, por edhe të diasporës shqiptare, hoxhallarë, qytetarë, dhe xhemat nga Jazhinca dhe më gjërë. Fillimisht programi i këtij eventimenti është hapur me leximin e disa pjesëve të Kuranit Famëlartë, më pas Shafi efendi Adili në fjalën e tij njoftoi të pranishmit për rrjedhën e ndërtimit të xhamisë nga gurëthemeli e deri në ditën e lëshimit në përdorim.

Imami i xhamisë së Jazhincës Agush efendi Agushi në fjalën e tij përshëndetëse për të pranishmit dhe përgëzoi qytetarët për hapjen solemne të këtij tempulli të shenjtë gjegjësisht të kësaj shtëpie të Allahut Fuqiplotë dhe njëherit shprehi mirënjohjen e tij të thellë dhe falenderoi të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre në ndërtimin e kësaj xhamie.

Rreth rëndësisë dhe rolit të xhamisë para të pranishmëve foli muftiu i muftinisë së Tetovës Qani efendi Nesimi

Në fund të programit të pranishmit në këtë eveniment fetarë falën edhe namazin e parë në këtë xhami, namazin e drekës, dhe më pas programi është shoqëruar me lexim të pjesëve nga Kurani famëlartë dhe me Dua (lutje) që kjo xhami të jetë në shërim të shumë gjeneratave që do të vijnë më pas.
Inaugurohet Xhamia e re në fshatin Jazhincë

SHARE