Majlinda :Unë jam kampione olimpike dhe nuk më sponsorizon askush pse

0
169

Majlinda :Unë jam kampione olimpike dhe nuk më sponsorizon askush pse

Klubi i xhudos nga Peja “Ippon” ka prezantuar sponsorin e ri të klubit, ku nga tash e tutje do të përkrahet nga Agjensioni për Financim në Kosovë – AFK.

Marrëveshja për sponsorim edhe për dy vite është nënshkruar në mes të Vahdet Anadollit që është drejtor ekzekutiv dhe nga Driton Kuka, si përfaqësues i klubit.

Prezent ka qenë edhe e Arta, Majlinda Kelmendi, e cila ka pasur akuza dhe kritika për mungesë të sponsorëve edhe pse është kampione olimpike në xhudo.

“Unë jam bërë kampione olimpike edhe prej vitit 2016 nuk ka ardhur asnjë sponzor për mu. Ka qenë e kundërta, i kam pasur tre sponsorë ndërsa sot e kam vetëm një. Kjo është me u çudit, nuk e di as vet pse ndodh kjo. Nuk është që Kosova i ka 200 kampiona olimpik, e ka veç njo” deklaroi Kelmendi.

E pabesueshme …medalja e artë olimpike la Majlinda Kelmendin pa sponsorë !!!

Gepostet von Sporti në RTV Dukagjini am Freitag, 29. März 2019

SHARE