Lajmi i fundit: Sukses i madh i Kosoves, fiton 10 medalje në kampionat

0
103

Xhudistët e Kosovës nuk po kanë të ndalur në fitimin e medaljeve në çdo garë që po marrin pjesë.

Së fundmi xhudistët tanë kanë fituar 10 medalje dhe një vend të pestë në Kampionatin Ballkanik për Senior të mbajtur në Tiranë.

Nga këto 10 medalje; 5 ishin të arta, 3 të argjendta dhe 2 të bronzta.

Kampion Ballkanik u shpallën:

-48 Kg Erza Muminoviq
-52 Kg Distria Krasniqi
-57 Kg Flaka Loxha
-63 Kg Laura Fazliu
-100 Kg Shpati Zekaj

Nënkampion Ballkanik:

-57 Kg Fationa Kasapi
-66 Kg Korab Morina
-73 Kg Selim Berisha

Medalje të bronztë:

-66 Kg Fisnik Hyseni
-90 Kg Andi Artani

Vendi i 5-të:

-81 Kg Arber Kullashi.

SHARE