Prindi i shqetësuar: “Më morrën djalin në derë të shtëpisë”

0
115

Tani më kanë kaluar 2 muaj që Arben Asllani 35 vjeçari nga Çairi i Shkupit, është zhdukur në drejtim të paditur.

Babi i tij për Pa Censurë i trishtuar mes dhimbjes tregon: “Mbrëmjen e 26 janarit, djali rreth orës 21:00 erdhi tek banesa jonë, e cila është shumë afër të tijës, hëngër bukë dhe e thirri një person në telefon, ashtu si ishte zbriti poshtë dhe më nuk u kthye”

Policia ka njoftuar për humbjen e 35 vjeçarit dhe thotë se, po merr masa për të zbardhur rastin.

Familjarët deklarohen se Asllani nuk ka qenë i përfshirë në ndonjë konflikt, po as nuk kanë dyshime se kush mund ta ketë bërë të njëjtën, familjarët shpresojnë në gjetjen e tij./Pa Censurë

SHARE