Trump: Gjermania nuk po i paguan NATO-s pjesën që i takon

0
88

Gjermania nuk po paguan pjesën që i takon NATO-s sipas Donald Trump i cili nuk kursen kritikat ndaj Berlinit edhe në prani të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Presidenti amerikan Donald Trump përshëndeti sot rritjen e shpejtë ashtu sikurse e kishte dëshiruar ai të shpenzimeve usht*arake të vendeve anëtare të NATO-s që feston këtë javë 70-vjetorin.

“Që prej ardhjes në Shtëpinë e Bardhë ka pasur një rritje të shpejtë” theksoi ai ndërkohë që priste sekretarin e përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut Jens Stoltenberg.

Presidenti amerikan për herë të parë nuk i përsëriti kri*tikat e tij kundër vendeve të tjera që i aku*zonte deri tani se nuk po kontribuonin mjaftueshëm në përpjekjet për mbrojtje të përbashkët.

Në samitin e NATO-s në Uells në vitin 2014 të gjithë anëtarët e NATO-s u zotuan se do të rrisnin deri në 2% të PBB-së shpenzimet e mbrojtjes brenda vitit 2024.

Gjermania do të shpenzojë 1.2% këtë vit.

SHARE