Milot Rashica: 11 ndeshje, nëntë gola (VIDEO)

0
39

Mesfushori kosovar i Werder Bremen, Milot Rashica, është duke kaluar në formë të jashtëzakonshme.

Ai mbrëmë në ndeshjen kundër Schalkes, ka shënuar një gol tejtet të bukur dhe poashtu ka qenë i përfshirë në golin e dytë në fitoren 2:0 që vlen për kalim në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, transmeton Klan Kosova.

Nëntë gola në 11 ndeshje ka shënuar ai në tre muajt e këtij viti. Kaq është bilanci i yllit të Kosovës, çka ka bërë që ta komentojë edhe UEFA.

“Milot Rashica më 2019: 11 paraqitje, nëntë gola” është komenti na faqen e shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë.

SHARE