Sadiku vazhdon shkëlqimin në Turqi, asiston në fitoren e Kasimpashës

0
61

Mesfushori kosovar Loret Sadiku, ka asistuar për golin e Bengali Fode Koita në ndeshjen ku Kasimpasha fitoi 2-1 kunder Erzurum.

27 vjeçari këtë edicion ka shënuar 1 gol dhe 3 asistime në Superligën e Turqisë. Kasimpasha me këtë fitore ngritet në vendin e 6-të në tabelë.

Kujtojmë që Loret Sadiku është në proces për të siguruar të drejtën e përfaqësimit të Kosovës.

Pritet që për ndeshjet e ardhshme kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë në qershor ai të jetë gati për “Dardanët”. /Indeksonline

SHARE