Bankënotat me emrin e ri, vitin e ardhshëm

0
87

Nga fillimi i vitit 2020 në bankënotat prej 500 denarëve do të figurojë emri i ri Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut, ndërsa nga gjysma e dytë e vitit të ardhshëm do të ndërrohen bankënotat e letrës prej 10 denarëve.

Nga Banka Popullore thonë se lëshimin në qarkullim të parave të reja me emrin e ri të institucionit do e bëjnë gradualisht në kuadër të emetimeve të reja të rregullta, duke pasur parasysh jetëgjatësinë e parave që veç më janë në qarkullim si dhe duke mbajtur llogari për stabilitetin makroekonomik.

Në qoftë se procedurat për furnizime publike përfundojnë në afatin e paraparë, presim që paratë e letrës me vlerë prej 500 denarëve me emrin e ri të institucionit të lëshohen në qarkullim nga fillimi i vitit 2020, ndërsa paratë e letrës të përpunuara nga polimeri në vlerë prej 10 denarëve të lëshohen në qarkullim në tremujorin e dytë të vitit 2020”-thonë nga Banka popullore.

Nga Banka popullore gjithashtu thonë se nuk do ketë shpenzime të reja për ndryshimin e bankënotave pasi kjo do bëhet në kuadër të ndërrimit të rregullt të bankënotave të vjetra me të reja.

Ndryshimi i emrit të institucionit do të bëhet pas çdo furnizimi të rregullt individual të parave, në sasi që janë të domosdoshme për zëvendësimin e sasive të parave të letrës dhe monedhave që tërhiqen nga qarkullimi për shkak të humbjes së karakteristikave të tyre adekuate për të qenë në qarkullim, si dhe për shkak të sigurimit dhe mbajtjes së vazhdimësisë së procesit të qëndrueshëm që është vendosur për furnizimin me para të gatshme”-theksojnë nga Banka popullore.

Sipas Marrëveshjes së Prespës, Qeveria miratoi vendim për ndryshimin e emrave të 136 institucioneve. Disa morën mbiemrin “E veriut”, ndërsa disa të tjera “kombëtare”. Sipas këtij vendimi, emri i ri i Bankës popullore të Maqedonisë u ndryshua në Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut.

SHARE