PSP heton se kush i ndihmon Gruevskit të jetoj si “boss” në Budapest

0
60

Prokuroria Speciale Publike zhvillon parahetime për ish kryeministrin Nikolla Gruevski lidhur me gjendjen pronësore të tij dhe atë financiare, ka zbuluar prokurorja Katica Janeva në intervistën për “Nezavisen”.

“Ne nuk kemi përfunduar me hetimet ndaj Gruevskit në pjesën e gjendjes pronësore.

Pas gjitha fotografive dhe deklaratave që dalin në opinion, shohim se ai bën jetë komode në shtet të huaj.

Kemi për qëllim, krahas hetimit financiar që si parahetim zhvillohet ndaj Gruevskit të kërkojmë ndihmë ndërkombëtare dhe të shohim cilat janë burimet e parave nga të cilat mbahet Gruevski në atë shtet të huaj.

Për këtë na duhet të sillet ligji për Prokurorinë publike”, ka thënë Janeva.

SHARE