Tro.nd.itet Tirana nga super-gr.ab.itja në Ri.nas, 2 milionë euro të vje.dh.ura dhe 1 i vr.a.rë nga shkë.mb.imi i zj.arrit

0
90

Tirana është tronditur sërish këtë mesditë nga një grabitje e përgjakshme në aeroportin e Rinasit. Një makinë e blinduar e transportit të parave është grabitur, ku nga shkëmbimi i zjarrit është vrarë një person, ndërsa autorët kanë arritur të marrin shumën prej 2 milionë euro.


Mësohet se grabitësit kanë qenë të armatosur dhe të maskuar, ndërsa nga shkëmbimi i zjarrit ka humbur jetën një nga rojet e mjetit, që po transportonin paratë.

Grabitja ka ndodhur rrett orës 15:00 në rrugën e Rinasit, që të çon për në aeroportin “Nënë Tereza”. Paratë që i përkasin një banke të nivelit të dytë, do të transportoheshin jashtë shtetit.

Ndërkohë, e gjithë Policia e Shtetit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Policia Rrugore dhe RENEA janë ngritur në këmbë dhe kanë blinduar vendin për kapjen e autorëve.

Kujtojmë që në këtë rrugë kanë ndodhur disa grabitje të bujshme.

Në vitin 2017, 1.5 milionë euro u grabitën në mes të ditës në rrugën e Rinasit, ku autorët e armatosur zbritën nga makinat e tyre duke i drejtuar armët personave në blindin me paratë.

Në vitin 2015, tjetër grabitje ndodhi edhe në aeroportin e Rinasit, në ambientet e brendshme.

SHARE