Rita Ora më në fund shfaqet para mediave (VIDEO)

0
131

Rita Ora gjatë qëndrimit të saj në Kosovë tha se është e mrekulluar me punën që po bëjnë të rinjtë dhe jam krenare se jam pjesë e këtij kombi.

Këngëtarja shqiptare po qëndron në vendlindje si ambasadore e vullnetit të mirë të organizatës ndërkombëtare të UNICEF-it.

28 vjeçarja po qëndron në Kosovë në një mision humnitar me UNICEF-in.

Rita gjatë qëndrimit tre ditor do të marrë pjesë në disa aktivitete humanitare në dobi të viktimave të dhunës seksuale në Kosovë.

“Jam e lumtur që jam në Kosovë. Kam pasur një udhëtim fantastik me UNICEF-in. Me të vërtetë po mundohem që ta ndihmoj rininë kosovare. Jam e mrekulluar me punën që po bëjnë të rinjtë dhe jam krenare se jam pjesë e këtij kombi.

Me të vërtetë jam e lumtur që kam takuar shumë heronj të ri. Faleminderit që më keni pritur”, tha këngëtarja.

Rita Ora në Prishtinë, flet për misionin bamirës në Kosovë

Rita Ora në Prishtinë, flet për misionin bamirës në Kosovë

Gepostet von Telegrafi.com am Mittwoch, 10. April 2019

SHARE