Në Tetovë, përleshje mes inspektorëve, sul.mohet edhe Prokurori

0
51

Një inspektor i policisë së Tetovës me iniciale M.D., mbrëmë rreth orës 24:00 bashkë me një shok të tij, që në duar ka pasur edhe një th.ikë, fizikisht ka sul.muar kolegun e tij D.A, duke u përleshur madje edhe fizikisht.

Deri tek përleshja mes kolegëve ka ardhur pasi inspektori, M.D., në gjendje të dehur ka shkuar tek shtëpia e një personi civil duke bërtitur që “do i vr.asë të gjithë”, thonë burimet brenda Prokurorisë.

Shkaku i sul.mit të personit fizik, në shtëpinë e tij pa urdhër bastisjeje apo urdhër arr.esti, ka qenë involvimi i djalit të inspektorit M.D., në disa raste që i siguron kompania e personit T.Z..

Në momentin kur pronari i shtëpisë T.Z, hap derën, inspektori M.D, fillon ta sul.mojë atë, ndërsa në tentim për ta ndërprerë sul.min nga ana e kolegut të tij D.A., inspektori M.D, e sul.mon edhe kolegun e tij.

SHARE