Askush nuk e dinte: Punëtori i thjeshtë kurseu 11 milionë euro, në fund i dhuroi ato

0
30

Askush që e njihte Alan Naimanin nuk e dinte se ai kishte grumbulluar një sasi kaq të madhe të parave. Punëtori kursimtar blinte rroba në dyqane të lira dhe i pëlqente të bënte pushime modeste. Sidoqoftë, kur ai dhuroi 11 milionë dollarë për bamirësi, miqtë e tij thanë se nuk janë befasuar nga zemërgjerësia e tij.

Naiman vd/iq në janar të këtij vitit në moshën 63-vjeçare. Ai vuante nga ka/nceri.

“Mendoj se të gjithë janë shokuar sepse nuk kanë besuar që ai ka aq shumë para”, thotë mikesha e tij, Mary Monahan, e cila kishte punuar me Naimanin në shërbimin publik të fëmijëve. Pak kohë pasi ishte diano/stifikuar me kan/cer, ai i kishte thënë mikeshës se do ta dhurojë tërë pasurinë për bamirësi.

Ai kishte hequr dorë nga zhvillimi i karrierës në bankë për të punuar me fëmijët para tridhjetë viteve. Zonja Monahan beson se përvoja e tij në punën me fëmijët, shumë prej të cilëve ishin me nevoja të veçanta, ka ndikuar që ai t’i vë të tjerët para vetes. “Besoj se ai ishte i bindur që kishte çdo gjë që i nevojitet, ndërsa shumë njerëz tjerë nuk kishin”, thotë Monahan.

Përfituese të pasurisë së tij u bënë gjashtë organizata lokale që merren me të drejtat e fëmijëve. Njëra nga zyrtaret e këtyrë organizatave tha se Naiman kishte dhënë para për ta edhe më herët. Para disa muajsh, ai i kishte dhënë donacion pesë mijë dollarë për organizatën “Treehouse”, shkruan “BBC”.

SHARE