Ikja e qytetarëve nga Kosova: Vjen porosia për liderët politik, dëshmojeni patriotizmin!

0
125

Vetëm në tri vitet e fundit thuhet se Kosovën e lëshuan mbi 170 mijë qytetarë të Kosovës. por, këto statistika me siguri që janë rritur duke par parasysh numrin e madh të qytetarëve të Kosovës të cilët po largohen nga Kosova.

Ikja e rinis dhe zbrazja e Kosovës është një alarm, por ky alarm nuk po i shqetëson edhe aq shumë krerët e institucioneve të Kosovës.

Emocion e përmallim

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami vlerëson se, largimi i qytetarëve nga Kosova, nuk është vendim i lehtë, aty ka emocion, përmallim dhe mungesë të njerëzve më të afërt që lënë shtëpitë e tyre për një jetë më të mirë.

“Ikjen e tyre mund ta ndalin vetëm ata që i detyruan të largohen pikërisht nga mosperspektiva, papunësia, vjedhja e pasurisë publike”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Ai ka nj porosi për liderët në Kosovë. “Patriotizmin dëshmojeni me zhvillim, hapje të vendeve të reja të punës, sigurimin e ekzistencës për një jetë dinjitoze”.

Dëshmojeni patriotizmin

“Patriotizmin dëshmojeni duke e ndal korrupsionin, krimin dhe shkatërrimin e pasurisë popullore. Thirrjet e politikanëve janë jo serioze dhe të papërgjegjshme, ata duhet të pyesin veten? Çka unë kam bërë që të mos ik, truri i kombit. Këtë e ka dashtë Serbia, që nga marrëveshja Serbi-Turqi për shpërnguljen masive nga vendi ynë e deri te lufta e fundit 1999”, potencon eksperti i sigurisë Avni Islami.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj para pak ditësh mohoi largimin e qytetarëve, përderisa Kadri Veseli e pranoi se ata po shkojnë jashtë. Ai theksoi se kjo nuk është mënyra për ta forcuar shtetin.

Përballja e këshilltarëve të koalicionit

Qëndrimet e shefave, i çuan më larg dy këshilltarët e tyre. Halil Matoshi tha se ikja masive është rrenë në funksion të propagandës ruse.

E më këtë konstatim nuk u pajtua këshilltari Blerim Latifi i cili tha se problemet e Kosovës nuk mund të shpjegohen me idenë e konspiracioneve.

Ndërsa, pas kësaj, kryeministri Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se nuk ka zgjidhje për ikjet e qytetarëve nga Kosova, derisa ka ofruar postin e tij nëse dikush arrin që t’i ndalë qytetarët.

Ai thotë se një gjë e tillë është shqetësuese, megjithatë sipas tij kjo gjendje para ambasadave është që pothuajse 10 vite.

Haradinaj: Urdhëroni postin tim!

“Për ata që s’kanë vende pune, ata e gjejnë një vend pune në Gjermani e Austri, e është e arsyeshme që të largohen. Kjo është shqetësuese, por s’është që po ndodh vetëm sot. Me kapacitetet tona është e pamundur ta zgjidhim papunësinë menjëherë. Ideja e lëvizjes që shkojnë ata edhe kthehen. Këto para ambasadave më duket se janë kështu që 10 vjet. Ai që e gjen një vend pune në Gjermani gëzohet. Nuk po them se është mirë, por ata që s’kanë punë është mirë që bëjnë qare. Vërtet ata që shkojnë fitojnë dhe e ndihmojnë familjen, por është një person më pak në ekonominë e vendit. Nëse dikush mund të zgjidhë këtë çështje le të urdhërojë ta marrë vendin tim”, ka deklaruar Haradinaj

Veseli: Të jemi më përgjegjës para qytetarëve tanë

Kurse, Kadri Veseli ka thënë se në çdo matje ka zvogëlim të besimit të qytetarëve ndaj institucioneve, pasi rekrutimi nëpër vendet e punës po ndodhë akoma në baza partiake.

“Në çdo matje ka zvogëlim të besimit të qytetarëve ndaj institucioneve, ne duhet të bëjmë më shumë, të jemi më përgjegjës para ligjit, para qytetarëve tanë, për vet faktin se ne mund ta ndërtojmë këtë shtet dhe kthejmë besimin ndaj institucioneve”, tha Veseli.

SHARE