Tribune per rendesine e mesimit te gjuhes shqipe per femijet shqiptare ne diaspore

0
34

Me 14.4.2019, dita e Diel, pas namazit te Drekes, me fillim ne ora 13:40, ne Xhamine e Wetzikonit u organizua tribune rreth rolit te mesimit te gjuhes shqipe per femijet shqiptare ne diaspore.

Ligjeraten e mbajti profesori i gjuhes shqipe Naser Ulaj, njeherit anetare i Lidhjes se Arsimtareve dhe Prinderve Shqiptare ne Zvicer.

Ligjeruesi u ndal ne nevojen e hapjes se kurseve per mesimin e gjuhes shqipe per femijet shqiptare ne diaspore, si dhe lehtesimet qe ofon qeveria zvicerane per kete qellim.
Ligjeruesi vleresoi se perfaqesimi i femijeve shqiptare ne kurset per mesimin e gjuhes shqipe, ende eshte jo ne nivel te duhur, edhe perskaj aktiviteteve te shumta ne kete drejtim. Me kete rast, ai u beri thirrje institucioneve shteterore te Kosoves dhe Shqiperise qe te bejne me teper per mbeshtetjen e ketij procesi ne diaspore.

Tribunen e moderoi Bashkim Aliu i cili e theksoi rendesine e kultivimit te gjuhes shqipe te brezat e rinj ne diaspore dhe kontributin e xhamive ne kete drejtim. Po ashtu, e theksoi edhe angazhimin e UBISHZ per te bashkepunuar ngushte me bartesit e ketij procesi ne Zvicer si dhe gjithe faktoret tjere relevant te jashtem dhe te brendshem, per ta shtyre perpara kete proces.

Pas ligjerates te pranishmit parashtruan pyetje te ndryshme per kete aktivitet ne diaspore.

SHARE