Parlamenti i Holandës voton nesër “rikthimin e vizave” për shqiptarët

0
73

Një grup prej 4 deputetësh të Parlamentit holandez kanë hartuar mocionin për anulimin e përkohshëm të udhëtimit të lëvizjes së lirë për shtetasit shqiptarë në zonën e “Schengen”-it.

Parlamenti do t’i kërkojë qeverisë holandeze t’i propozojë Komisionit Europian fillimin e një të ashtuquajture “procedurë e tërheqjes së frenave”, e cila lejon pezullimin e udhëtimit të lirë.

Justifikimi i tyre është se kjo lëvizje vjen si përpjekje në vazhdën e luftës kundër krimit të organizuar. Mocioni kalon në votim më 16 prill.

Propozuesit e masës kanë vënë në dukje faktin që ka pasur një rritje të konsiderueshme, sipas tyre, të aktiviteteve kriminale nga mafia shqiptare në Holandë. Sipas tyre, organizatat kriminale po abuzojnë me mundësinë e udhëtimit nëpër Europë pa viza, duke zgjeruar kështu më tej rrjetin e tyre të kontrabandës

SHARE