Eduardo Reja trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare. Zbulohet rroga që do të përfitojë tekniku italian

0
27

Eduardo Reja do të jetë trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Tekniku 73-vjeçar do të zëvendësojë Christian Panuçin në stolin kuqezi dhe se zyrtarizimi i tij është vetëm çështje orësh.

Reja ka arritur marrëveshjen me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka dhe pritet të prezantohet ditën e nesërme në krye të stolit kuqezi ku do t’i drejtojë djemtë tanë deri në fund të kualifikueseve të Euro 2020. Nga kjo marrëveshje, Eduardo Reja do të përfitojë një pagë prej 450 mijë euro në sezon.

Italiani ishte kandidatura favorite duke fituar përballë ish-teknikëve të tjerë italianë; Alberto Zakeroni apo Roberto Danadoni. Eduardo Reja ishte i pranishëm në muajin mars në ”Loro Boriçi”, në Shkodër për të ndjekur nga afër takimin mes Shqipërisë dhe Turqisë ku kuqezinjtë u mundën me rezultatin e pastër 0-2.

Ndeshja e parë për teknikun 73-vjeçar do të jetë më 08 qershor kundër Islandës, ndërsa tre ditë më pas do të drejtojë Shqipërinë në stadiumin e ri ”Arena Kombëtare”, ku shpresojmë që ta nisim me këmbën e mbarë në stadiumin e ri që do të jetë edhe tempulli i Kombëtares Shqiptare. Në të kaluarën e tij, Eduardo Reja ka drejtuar ekipe si Lacio, Napoli dhe Atalanta. Që prej vitit 2016, ai nuk ishte i punësuar në asnjë skuadër apo kombëtare.

SHARE