Si ndodhi ak*sid*enti i rëndë ku vdi*që*n babë e bir? Kjo video e tregon, pasi ishin duke incizuar

0
123

Një aksident i rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Korenicë të Gjakovës. Në këtë aksident kanë humbur jetën dy persona dhe janë lënduar gjashtë të tjerë. Të gjithë shtetas të Shqipërisë. Viktimat sipas Express janë babë e bir nga Tropoja, konkretisht 42 dhe 9 vjeç. Të dy ata ishin në veturën “Golf” që erdhi me shpejtësi dhe u përplas me një mjet tjetër.

Së fundi është publikuar videoja që tregon dhe momentin e përplasjes të filmuar nga vetë protagonistët e aksidentit. Videoja është filmuar rastësisht dhe në të dëgjohet edhe ulërima e pasagjeres së makinës luksoze kur sheh makinën që po i vjen përballë. Në të dyja makinat pasagjerët ishin nga Tropoja, me përjashtim të një shtetaseje të huaj nga Anglia (gruaja që bërtet).

“Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku dy meshkuj shtetas të Shqipërisë kanë pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona tjerë që të gjithë shtetas të Shqipërisë, të cilët janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, tha policia për këtë aksident.

SHARE