Rexha shkoi për Homazhe në Gllogjan, Ramushi nuk e përshëndeti!?

0
88

Ndasitë në mes të ish bashkëluftëtarëve Ramush Haradinaj dhe Rexhep Selimi janë thelluar tej mas. Kjo është parrë edhe në homazhet e djeshme në 20 vjetorin e rënies së dëshmorit të kombi Shkëlzen Haradinaj.Rexhep Selimi gjatë kohës së paraluftës por edhe gjatë luftës kishte kontakte me familjen Haradinaj, fillimisht me Luan Haradinajn (dëshmor I kombit), më pas edhe me vëllezërit Shkëlzen, Daut dhe Ramush Haradinajn.

Pas përfundimit të ceremonisë, aktualisht kryeministër I Kosovës, Ramush Haradinaj ka anashkaluar përshëndetjen me deputetin e LVV-së Rexhep Selimin që njëherit është edhe ish bashkëlufëtar i Ramush Haradinajt.

Për dallim nga Ramushi ka qenë Lahi Brahimaj ai i cili është përshëndetur me Selimin.Këta dy të fundit, kanë qenë bashkëluftarë shumë më herët që nga koha e ilegalitetit, si anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm.

Përçarjet mes ish bashkëluftarëve lindën pas akuzave në adresë të njëri tjetrit në lidhjen me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

SHARE