Zidane rikthen buzëqeshjen, po vjen super përforcimi që do ta frikësojë Barcelonën

0
137

Zidane rikthen buzëqeshjen, po vjen super përforcimi që do ta frikësojë Barcelonën

Real Madrid është i gatshëm të realizojë një tjetër përforcim që pritet të hyjë në rekordet e tregut të futbollit.

Real Madrid ka identifikuar përforcimin e madh për afatin kalimtar të verës.

Mediat spanjolle raportojnë se trajneri Zinedine Zidane ka marrë aprovimin nga drejtuesit e “Los Blancos” për transferimin e yllit të Chelseat, Eden Hazard, transmeton lajmi.net.

Reprezentuesi belg thuhet se ka vendosur të largohet nga “Blues”, pas përfundimit të këtij sezoni.

Dhe, Real Madrid është i gatshëm ta sjellë në Santiago Bernabeu për ta përforcuar repartin sulmues që ka vuajtur shumë nga mungesa e largimit të Cristiano Ronaldos për në Juventus.

SHARE