Publikohen emrat e pjesëmarësve në ngjarjen e Laçit, zbulohet e gjithë dinamika e ngjarjes së rëndë

0
260

Zbardhet dinamika e vr*as(jes së dyfishtë mbrëmë në Laç. Identifikohen autorët; vëllezërit Markel e Manuel Bushi dhe kushëriri i tyre i parë, Vinçesk Pali (Bushi). Manuel Bushi ka qenë shkak i konfliktit. Pas sherrit me kushërinjtë Jushi, ai ka thirrur në ndihmë vëllanë e madh dhe kushëririn e tij, të cilët kanë qenë të ar*ma*tosur.

Sherri ka nisur në një lokal në qendër të qytetit mes dy palëve, më pas kanë dalë jashtë për t’u sqaruar. Dy kushërinjtë Erion dhe Kelvin Jushi janë larguar me vrap, por autorët i kanë ndjekur dhe që*lluar. Sipas dëshmitarëve, kushërinjtë Jushi njiheshin si njerëz të qetë, ndërsa lokali frekuentohej nga persona me precedent.

Tre autorët e vra.sj.es së dy të rinjve në Laç janë identifikuar dhe shpallur në kërkim. Ata janë dy vëllezërit Markel Bushi 25 vjeç me vëllanë e tij, Manuel Bushi 23 vjeç (shkaku i sherrit) dhe Vincesk Bushi 28 vjeç, me precedent penal. Shqiptarja.com zbardh dinamikën e kon.fli.ktit dhe vra.sj.es së dy të rinjve Erion Jushi 30 vjeç dhe Kelvin Jushi 36 vjeç. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 në qytetin e Laçit.

Sipas policisë konflikti ka qenë i çastit, por mësohet se shkak ka qenë vëllai i vogël i Markel Bushit, Manueli i cili pas grindjes me dy kushërinjtë ka marrë në telefon vëllanë e madh dhe kushëririn e tij Vinceskun. Pas sherrit të nisur brenda në lokal, dy palët më pas kanë dalë jashtë për t’u sqaruar, konflikti ka agravuar dhe duke parë që autorët kishin ar.më me vete, dy kushërinjtë janë larguar me vrap. Por, autorët i kanë ndjekur për rreth 100 metra Kelvin dhe Erion Jushin dhe i kanë që.llu.ar disa herë me pistoletë.

Njëri nga dy kushërinjtë është qëlluar në hyrjen e një pallati në tentativë për të ikur, ndërsa tjetri në rrugë. Plu.mbat i kanë kapur disa herë ne trup kushërinjtë. Ata u dërguan në gjendje të rëndë për jetën në një spital privat në Tiranë për ndihmë të specializuar por kanë ndërruar jetë si pasojë e pl.ag.ëve që morën.

Po sipas dëshmitarëve, policia ka shkuar 20 minua me vonesë në vendin e ngjarjes, edhe pse komisariati me lokalin ndodheshin shumë pranë. Pas identifikimit nga kamerat dhe dëshmia e 23 personave që u shoqëruan, policia po punon për arr.esti.min e tre autorëve; Markel Bushit me të vëllanë Manuelit dhe kushëririt të tyre Vinçesk Palit (Bushi).

SHARE