Meta pret aleatët e PD-së, kërkohet tryezë politike

0
107

Krerët e 5 partive të vogla aleate të Partisë Demokratike janë duke zhvilluar në këto momente një takim në Presidencë me kreun e shtetit, Ilir Meta.

Takimi me presidentin është kërkuar nga vet kryetarët e LZHK-së, PBDNJ-së, PR-së, PAA-së dhe PDK-së.

Të pranishëm në Presidencë janë Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Fatmir Mediu dhe Agron Duka, të cilët do të diskutojnë mbi situatën politike në vend dhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit, raporton Tch, transmeton Klan Kosova. Aleatët e Bashës pritet t’i kërkojnë presidentit të thërrasë tryezën politike me përfaqësim pozitë-opozitë.

SHARE