1100 euro gjobë dhe 5 vite ndalesë hyrje në Maqedoni për arbëreshin që shpalosi flamurin kuq e zi

0
67

Gjergj Prekoçaj, njëri nga udhëheqësit e grupit të Arbëreshëve që shpalosi flamurin në Kalanë e Ohrit është dënuar me 1100 euro dënim nga Gjykata e Ohrit, por përveç kësaj atij i është shqiptuar masë ndalese prej 5 viteve për të mos hyrë në Maqedoni.

Ai theksoi për INA se flamurin e Skënderbeut e ka shpalosur si shenjë përkujtimi me rastin e shpalosjes së flamurit kombëtar nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në betejën e tij edhe në këtë tokë arbërore.

“Nuk do të ndalemi. Faleminderojmë të gjithë ata që na mbështetën. Na do të vazhdojmë për këtë tokë arbërore. Nuk do të ndalemi kurrë. Kjo është tokë e Gjergj Kastriotit. Ndoshta si pëlqeu gjykatësit, por unë nuk heq dorë. Na jemi në tokën tonë arbërore dhe ne jemi për bashkim kombëtar. Kjo na bën më të fortë”, theksoi për INA, Gjergj Prekoçaj.

Kryetari i Shoqatës së të burgosurve politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Shpëtim Pollozhani tha se është një dënim drakonik 1100 euro dhe paratë i ka paguar menjëher që të lirohet, edhe ate falë avokatit Ardian Demiri, sepse për shkak të festave do të detyrohej të shkonte në burg. Ky veprim është konsideruar tejet skandaloz edhe nga qytetarët në rrjetet sociale.

SHARE