16 vite rival i urryer, Barça vjen me reagimin epik pas atakut në zemër të Casillas

0
91

E gjitha bota e sportit është tronditur, pasi ish-portieri legjendar i Real Madridit, Iker Casillas është transportuar me urgjencë në spital.

37-vjeçari ka pësuar një sulm në zemër ndërsa momentalisht raportohet një situatë më e qëndrueshme për portierin e njohur.

“Qëndro i fortë, @ IkerCasillas! Dëshirat tona më të mira për një shërim të shpejtë dhe të plotë”, shkruan Barcelona në Twitter.


Klubi i Portos reagoi duke konfirmuar se Casillas pësoi një arest kardiak në zemër dhe ka pasur një ndërhyrje pas transportimit urgjent në spital.

Casillas kaloi 16 vite të arta me Realin e Madridit ku fitoi gjithçka të mundshme.

SHARE