“Shqiponjat” blindojnë lagjen më të rrezikshme në Shkodër

0
131

Qyteti i Shkodrës është tronditur mbrëmjen e sotme nga breshëria e plumbave të kal*lashnikovit. Mësohet se të shtënat janë dëgjuar në një nga lagjet më të r*rezikshme të bandave kr*iminale, Kiras.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat “Shqiponja”, të cilat kanë rrethuar zonën, duke ar*restuar një shtetas rreth 36 vjeç.

Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, bëhet fjalë për një shtetas i identifikuar me inicialet P.I., rreth 36 vjeç. Mësohet se ai ka shtënë me autmatik në ajër, në orët e para të mbrëmjes së sotme.

Menjëherë kanë ndërhyrë forcat “Shqiponja” të cilan kanë bërë kapjen e e shtetasit, i cili mbante akoma në dorë automatikun me të cilin krijoi panik në Kiras, si dhe një karikator me fishekë.

SHARE