Tërë java me shi – pritet të ketë edhe stuhi

0
85

Instituti Hidrometeorologjik njofton se në pesë ditët e kësaj jave do të ketë situatë meteorologjike me vranësira të dendura dhe reshje të shiut.

“Reshjet e shiut në disa pjesë të vendit, si në pjesën jugore, jugperëndimore dhe disa lokalitete të pjesëve tjera, do të jenë të intensitetit të lartë dhe do të shoqërohen edhe me stuhi dhe shkarkime rrufesh”, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.

“Temperaturat minimale do të shënojnë rritje, kurse maksimalet e ditës parashihen të shënojnë ulje për 5-7 gradë Celsius. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi deri 19 metra/sekond”.

Kjo situatë meteorologjike, me reshje të intensitetit të lartë thuhet se do të përfshijë edhe shtetet fqinje.

SHARE