Çmendet Serbia, Vlora Çitaku ulet afër Trumpit, ambasadori i Serbisë dikun kah fundi i sallës

0
108

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka shtruar iftar në Shtëpinë e Bardhë. Prezentë në këtë darkë të iftarit ka qenë edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila ishte ulur përkrahë presidentit Trump.

Çitaku përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka thënë se ka pasur nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të ishte e ulur përkrah presidentit të Shteteve të Bashkura të Amerikës, Donald J. Trump.

“Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve. Poashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri”, ka shkruar ambasadorja Çitaku.

Në iftar ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të administratës Amerikane, zëvendëspresidenti Pence, sekretari i Mbrojtjes Shanahan, sekretari i Thesarit Mnuchin, ambasadorë, etj

SHARE