Tronditëse/ E vlerësoi me notë të keqe, nxënësi planifikon “vr.as.jen” e mësuesit

0
50

Një nxënës nga Dortmundi në Gjermani ka tentuar të vrasë mësuesin e tij, së bashku me dy bashkëmoshatarë të tjerë.

Të enjten e javës së kaluar, 17-vjeçari thuhet se ka krijuar një “kurth” në një oborr të garazhit pranë shkollës, ndërsa dy të tjerët e kanë kapur mësuesin dhe e kanë gënjyer për ta afruar.

Por mësuesi kishte kuptuar që diçka nuk shkonte dhe kishte refuzuar të shkonte me dy nxënësit e tij, të cilët kishin bërë plan ta vrisnin me çekan.

Dy ditë më vonë, pedagogu mësoi se adoleshentët po planifikonin vdekjen e tij. Policia përdori një komision për vrasje, ndërsa të hënën nisën arrestimet, kërkimet dhe marrjet në pyetje.

Mësohet se arsyeja e acarimit të nxënësit është bërë një notë e keqe që i ka vendosur mësuesi në klasë.

“Ai u ndje i trajtuar në mënyrë të padrejtë sa donte të çlirohej nga mësuesi“, tha zëdhënësi i prokurorit, Felix Giesenregen.

SHARE