VIDEO/ Makina e ministres i merr jetën 30 vjeçarit, plagoset edhe vetë

0
38

Mjeti i Qeverisë së Serbisë, brenda së cilit ndodhej ministrja për Integrim në Bashkimin Evropian, Jadranka Joksimoviç është përfshirë në një aksident.

Si pasojë ka ndërruar jetë një 30-vjeçar, ndërsa ministrja ka marrë lëndime të vogla, raportojnë mediat serbe.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30 të enjten në autostradën Beograd-Nish në afërsi të Beogradit.

Rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen, por siç raportohet, por makina ka humbur ekuilibrin duke u përplasur me një shtyllë.

SHARE