Kush është Meti që u p.la.g.os sot/ Sherri me Mozzik dhe Getinjon

0
54

KOSOVË– Personi që u plagos pasditen e sotme në Prishtinë është një nga njerëzit më të njohur në Kosovë. Ai menaxhon një numër të madh këngëtarësh, të cilët janë pjesë e labelit On-Records.

Mehmet Elshani, me origjinë nga Suhareka, njihet ndryshe edhe si Meti. Ai është edhe pronar i njërit prej televizioneve muzikore “ON TV” dhe i “Security Panther”.

Meti është aktualisht menaxher i reperit Feronit Shala i njohur ndryshe si Shala. Ai ka qenë menaxher edhe i këngëtares Kida (Orhidea Latifi) dhe reperëve vëllezër Mozzik (Gramoz Aliu) dhe Getinjo, të cilët tashmë e kanë prishur kontratën me këtë kompani.

Me dy reperët, Meti ka patur edhe një konflikt verbal që është zhvilluar mes kunjave në rrjetet sociale.

Madje pas arrestimit të Loredana Zefit, për vjedhje të 900 mijë frangave nga çifti zviceran, ish-menaxheri i reperit Mozzik, reagoi me një status në rrjetet sociale.

“Ju thojsha, s’më besojshit që kta njerëz marre janë, hor ta bojn ni komb”-shkruante Met Elshani në profilin e tij në InstaStory.

Pasditen e sotme rreth orës 15:00, Mehmet Elshani u plagos me dy plumba në lagjen Dardania në Prishtinë, Kosovë.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar katër persona. Ata janë: Adhurim Lepaja, Leutrim Krasniqi 22 vjeçar, Shpetim Cakiqi 20 vjeçar dhe GJ.B 43 vjeçar. Bëhet me dije se Lepaja është një person me precedent penalë.

Ndërkohë që janë sekuestruar edhe tre armë zjarri.

Vetë Elshani u shpreh për Insajder se nuk ka arritur t’i njohë autorët e plagosjes dhe se nuk e ka idenë për motivet që mund t’i ketë shtyrë ata që ta plagosnin.

Menjëherë pas plagosjes ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që hetimet për rastin vazhdojnë.

SHARE