Ferrari në zi, vdes legjenda e Formula Uno-s

0
105

Ka nderuar jetë në moshë 70-vjeçare tri herë kampioni i botës në Formula uno, Niki Lauda.

Legjendari austriak është një nga figurat më të njohura në këtë sport pasi ai u shpall kampion bote me Ferrarin në 1975 dhe 1977 dhe McLaren në 1984.

Ai mbahet mend për shërimin e tij të shpejtë dhe kthimin në gara pasi u dogj keq në një aksident në Grand Prix të Gjermanisë në 1976.


Lauda, i cili iu nënshtrua transplantit të mushkërive në gusht, “vdiq në mënyrë paqësore” të hënën, konfirmon familja e tij:

Arritjet e tij unike si atlet dhe sipërmarrës janë dhe do të mbeten të paharrueshme, ndjeshmëria e tij e palodhshme për veprim, drejtësia e tij dhe guximi i tij mbeten një model dhe një pikë referimi për të gjithë ne”.

SHARE