Shkolla fillore Egg e vizitoi xhamine e Wetzikonit

0
87

Me 23 Maj 2019, njezet nxenes nga shkolla fillore Egg ne Wetzikon(Primarschule Egg-Wetzikon ), kantoni i Cyrihut (Zvicer) te udhehequr nga arsimtari Thomas Rūegg, e vizituan xhamine e Wetzikonit.

Nxenesit u priten nga imami i xhamise Bashkim Aliu dhe kryetari Arianit Zhuta. Ne takim morri pjese edhe Dashmir Ibishi si ndihmes perkthyes.

Se pari, imami beri nje prezantim te xhamise dhe foli per rolin e xhamise ne jeten e individit dhe te shoqerise. Me pas shpjegoi me shembuj praktik se si kryhet rituali i namazit nga ana e muslimaneve, foli per kuptimin e pastrimit para kryerjes se faljeve ditore, si dhe domethenien e leximit te Kuranit gjate lutjeve.

Me pas nxenesit parashtruan pyetje nga me te ndryshmet per çeshtje qe kane te bejne me fene dhe me jeten e muslimaneve, si dhe muajin e Ramazanit.

Arsimtari ne fund i falenderoi nikoqiret per mikepritjen dhe shpjegimet fetare.

SHARE