Agjenti maqedonas që di shumëçka për rastin e Kumanovës gjendet në Greqi, ja detajet?!

0
85

Ish-shefi i njësisë antiterroriste të MPB-së në Maqedoni, D.Vuçkoviq i cili po vuan burg në Greqi, kërkon që të mos ekstradohet në Maqedoni, për shkak të rrezikut të tij, duke qenë se në ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë ishte udhëheqës i operacionit policor, shkruante një vit më parë portali Dokaz.

Vuçkoviq dy vite më parë u arrestua në Greqi, pasi që ndaj tij ishte shpallur fletëarrest ndërkombëtarë, pas arratisjes së tij nga paraburgimi.

Por deri tani institucionet dhe organet hetimore maqedonase, por edhe mediat kanë heshtur për rastin e tij.

Ai fillimisht ishte arrestuar në Shkup me akuzën për trafikim me armë dhe lëndë narkotike, pasi që në makinën e tij ishte gjetur granatë dhe më shumë se 800 gram kanabis. Por deri tani nuk jepen detaje lodhur me kete rast.

Vuçkoviq ka kërkuar azil politik dhe ka bërë ankesë kundër ekstradimit në Maqedoni. Në letrën e tij ai ka shkruar se nëse do të kthehej në Maqedoni, ai do të përballet me tortura dhe deri në vdekje. Sipas mediave greke, ekstradimi i tij ka të bëjë me luftimet e 9 dhe 10 majit të 2015 në Kumanovë, ku ai po e udhëhiqte aksionin.

Ai ka thënë se struktura të caktuara në Maqedoni e piketojnë ate si përgjegjës për vrasjen e luftëtarëve të UÇK-së në Kumanovë.

SHARE