Sot shënohet Dita Botërore Kundër Duhanit

0
46

Më 31 maj shënohet Dita Botërore Kundër Duhanit.

Kjo ditë është shpallur nga vendet anëtarë të OBSH-së, ku më 1987 këto vende u përpoqën të sensibilizojnë opinionin mbi dëmet dhe rreziqet që djellë duhani dhe të inkurajojnë reduktimin e prodhimit dhe konsumit të tij.

Sipas OBSH-së më shumë se tetë milionë njerëz vdesin çdo vit për shkak të përdorimit të duhanit. Shtatë milionë prej këtyre vdekjeve shkaktohen nga përdorimi i drejtpërdrejtë i duhanit, ndërsa 1,2 milionë janë persona që nuk e përdorin duhanin, por vdesin për shkak se janë përdorues pasiv të tij.

OBSH tërheq vëmendjen se çdo vit rreth 65.000 fëmijë në mbarë botën humbin jetën nga shqetësimet në rrugët e frymëmarrjes si pasojë e pirjes së duhanit në familje dhe të cilët përballen me pirjen pasive.

SHARE