NJË SHKUPJAN ËSHTË VR*ARË NË HARAÇINË, JA EMRI DHE FOTOGRAFIA E TIJ (FOTO)

0
58

Ministria e Brendshme informon se skeleti i gjetur para disa ditëve në fshatin Lubeten është skeleti i personit Pino Sekondo, i cili ishte paraqitur si i zhdukur. Ministria e Brendshme dyshon se bëhet fjalë për vr.asje dhe se ekzekutuesit janë një djalë me iniciale F.A.(27) dhe një vajze me inicialet A.GJ.(22) nga Shkupi.

“Me datën 31.05.2019 njësia për kr.ime të dhunshme pranë SPB Shkup deri tek Prokuroria Publike ka ngritur padi penale kundër personave F.A. (27) dhe A.GJ. (22), të dy nga Shkupi, për kryerjen e veprës penale “vr.asjes, respektivisht bëhet fjalë për vr.asjen e Pineta Sekondos, i cili me datë 11.12.2018 ishte paraqitur si i zhdukur nga nëna e tij. Me datë 29.04.2019, qytetarët në polici kishin raportuar se në vendin e quajtur Bashinec në afërsi të fshatit Luboten është gjetur një skеlet i njeriut i mbuluar me gurë.Pas marrjes së masave operative dhe taktike është zbuluar se skеleti i përket të zhdukurit P.S dhe se autorët janë persona e lartë përmendur. Me urdhër të Prokurorisë janë bastisur shtëpitë e dy të dyshuarve dhe dy të afërmve të tyre”, thuhet mes tjerash në kumtesën e MPB-së.

Nga ministria e Brendshme informojnë se gjatë ditë së djeshme policia ka arr.estuar vajzën 22-vjeçare (A.GJ.) dhe se është në kërkim të 27-vjeçarit (F.A.).

SHARE