UBISHZ dhe BISHZ: Urimi i përbashkët i Fitër Bajramit

0
76

Në emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit

Unioni i Bashkësive Islame Shqiptarë në Zvicër (UBISHZ) dhe Bashkësia Islame
Shqiptare në Zvicër (BISHZ) njoftojnë komunitetin musliman shqiptarë që jeton dhe
vepron në Zvicër se dita e parë e Fitër Bajramit është nesër, respektivisht të martën, më
04.06.2019.

Ramazani ishte një mysafir i madh midis nesh. Ai në xhamitë dhe xhematet tona solli
Islamin e gjallë, kurse për familjet tona ofroi një shans shumë të mirë për t’u afruar njëri
me tjetrin, në sofrën e iftarit dhe të syfirit, dhe për të vazhduar më tutje në frymën e
mëshirës, dashurisë dhe të respektit të ndërsjellë.

Muajin e bekuar të Ramazanit e përcjellim me shpresën se Zoti i Madh ka pranuar prej
nesh çdo vepër të mirë që e bëmë për vete dhe për të tjerët, si dhe ta ketë pranuar çdo
pendesë dhe lutje tonën.

Të nderuar vëllezër dhe motra!

Sot, në prag të festës së madhe të Fitër Bajramit, urimin tonë e përcjellim, në radhë të
parë te muslimanët në Zvicër, pastaj për të gjithë ata muslimanë që jetojnë dhe veprojnë
në shtetet fqinje, për muslimanët tanë shqiptarë në vendlindjet tona dhe për të gjithë
botën mbarë muslimane.

Po ashtu, le ta ndajmë këtë gëzim tonin edhe me të tjerët, me jomuslimanët, me fqinjët
dhe bashkëpunëtorët tanë!
Zoti ynë, begatoje gjendjen tonë, ashtu që të jetojmë në paqe dhe në dashuri! Amin!

Me fat ju qoftë festa e Fitër – Bajramit!

Mehas Alija                                                                              Fehim Abazi
Kryetar i UBISHZ                                                                   Kryetar i BISHZ

SHARE