Do rindërtojmë brenda verës të 121 banesat e shkatërruara

0
43

Në qytetin e Korçës është mbledhur stafi i Emergjencave Civile për të kontrolluar situatën atje pas tërmeteve të disa ditëve më parë që rezultuan fatale për banesat në fshatin Floq ku plagosën dhe 4 persona.

Qarku i Korçës u godit nga disa tërmete rresht, ku më i fuqishmi ishte 5.3 ballë. I pranishëm në inspektim ka qenë dhe Prefekti i Korçës i cili është shprehur se Emergjencat janë në shërbim të banorëve të zonës.

“Kemi 121 shtëpi të shkatërruara plotësisht. Në Floq kemi dërguar ekspertë të studimeve sizmologjike. Do të vlerësohet nëse do të rindërtojmë banesa aty ku ishin. Do të vlerësohet dhe mund të bëjmë ndërtime banesash në vende të tjera”, tha prefekti Spirollari.

SHARE