Martohet futbollisti i njohur Mesut Esut, Erdogan ishte pjesë e ceremonisë

0
57

Futbollisti i njohur i Arsenalit Mesut Ozil dhe ish- Miss Turqia Amine Gulse i kanë dhënë fund beqarisë gjatë kësaj jave.

Mesut Ozil është martuar në Stamboll sot në prani të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Ozil 30 vjeqar i cili ka rrënjët e një familje turke, nxiti polemika kur u footgrafua me Erdogan, në prag të Kupës Botërore 2018.

Ceremonia u zhvillua në hotelin ‘Four Seasons’ në Stamboll, ku çifti mori bekimin e presidentit Reçep Tayyip Erdogan, i shoqëruar nga bashkëshortja Emine.

Gjithçka ngjante si në filmat turk, që nga vendi buzë detit e deri tek nusja që është njëkohësisht edhe aktore në profesion.

Kujtojmë që Ozil edhe më herët e ka shprehur simpatinë e tij për liderin turk Erdogan. Ai është një mbështetes i zjarrtë i partisë së tij.

SHARE