Mazrekaj i përgjigjet djalit të Arkanit: Nga populli juaj nuk ka besë, po ta jap mundësinë e artë që të vish edhe në Kosovë

0
73

Boksieri shqiptar, Petrit Mazrekaj, i është kundërpërgjigjur djalit të kriminelit serb, Zheljko Raznatovic, i njohur si Arkani, transmeton Gazeta Metro.

Veljko Raznatovic e ftoi Mazrekajn për tu përballur në Beograd, duke i premtuar se do të këtë siguri të plotë. Por, kështu nuk mendon edhe Petrit Mazrekaj, i cili tha se prej popullit serb nuk ka besë, duke ia kujtuar edhe krimet që babai i tij, Arkani, i kishte bërë.

“I kam disa pyetje për djalin e Arkanit. Velko, a ka pas besë babai yt, Arkan? A ka pas besë ndonjëherë ndonjë popull prej juve serbëve? Ju e dini mirë historinë e babait tuaj se kush ka qenë dhe me çka u marr dhe çka ka bërë me ushtarët e tij! Nëse ju nuk e dini se kush ishte Arkani, e din nëna juaj Ceca, këngëtarja e famshme për popullin serb. E din Ceca, se e ka pasur burrë Arkanin! Nëse nuk e din Ceca, shko pyeti boshnjakët e Bosnjës, por nëse ju tregojnë ata, eja në Kosovë dhe të tregojnë se kush ishte babai juaj dhe kush ishte dhe është populli serb” – ka deklaruar Mazrekaj për Bota Sot.

Më tej, boksieri nga Kosova i thotë Veljkos që ti lë llafet dhe politikën anash dhe ta lënë sportin që të flas.

“Velko, mos ta diskutojmë më gjatë, t’ia vëmë kapakun kësaj pune, eja Prishtinë e boksojmë. Edhe ta lëmë sportin sport dhe kush do të fiton do ta shohim.. Sporti është sport dhe e lëmë politikën. Nëse nuk ke dëgjuar, populli shqiptar është i njohur krejt botën për besnikëri. E ki sigurinë maksimale në Prishtinë” – tha Mazrekaj.

Boksieri me prejardhje nga Deçani po përgatitet maksimalisht për t’i dal përballë Velkos.

“Unë do të përgatitem maksimalisht për këtë meç dhe ku do të zhvillohet ai mbetet të shihet në javët në vazhdim, nëse do Velko shkojmë edhe në Afrikë. Jam i gatshëm kur duash dhe ku duash. Me plot dëshirë po e pres meçin me ju, po ta jap mundësinë e artë që të vish edhe në Republikën e Kosovës, në shtetin më të ri të botës, ku askush nuk guxon me të ngacmuar, do ta kesh edhe sigurinë e shtetit të Republikës së Kosovës. Ke mi pasur kushtet sipas standardeve ndërkombëtare, sepse Kosova ka traditë dhe e çmon lartë sportin dhe i respekton sportistët” – theksoi ai.

Mazrekaj githashtu ia kujton djalit të Arkanit se çfarë i ndodhi kombëtares së Shqipërisë para 5 viteve.

“Velko, ju kujtohet 14 tetori i vitit 2014 se çfarë sigurie i ka afruar shteti juaj kombëtares së Shqipërisë në futboll? Ju kujtohet pse u ndërpre ajo ndeshje dhe kush u sulmua? Velko, zgjedh ku po do e shkojmë dhe të boksojmë si sportist” – përfundon Mazrekaj, i cili po ndihet në formën më të mirë jetësore.

Meçi mes Veljko Raznatovic dhe Petrit Mazrekajt do të zhvillohet më 31 gusht, tani ka mbetur të përcaktohet vetëm edhe vendi ku do të zhvillohet meçi.

SHARE