Ak.s.ident i tm.er.rshëm, një i vd.e.kur dhe dy të lë.nd.uar rëndë

0
63

Mëngjesin e sotëm rreth orës 3.40 në qarkoren e Shkupit, në drejtim të autostradës Tetovë – Veles, në afërsi të hyrjes së Radishanit makina e tipit “Opel Astra” me targa të Shkupit e cila ka qenë e drejtuar nga personi me iniciale M.A (40) po ashtu nga Shkupi ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.

Në vendngjarje ka ndërruar jetë shoferi i makinës, derisa bashkudhëtarët B.N (42) dhe A.S (29) kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

I menjëhershëm ka qenë intervenimi i ndihmës së shpejtë dhe janë dërguar në Klinikën “Nënë Tereza”.

SHARE