Thaçi dekoron Clinton-in me ‘Urdhërin e Lirisë’

0
49

Gjatë këtij takimi Thaçi ka dekoruar me Urdhrin e Lirisë ish-Presidentin Clinton.

Thaçi ka falënderuar Clinton për vendimin e drejtë dhe historik për filimin e bombardimeve duke thënë se storia e suksesit të Kosovës është storie e suksesit të përbashkët.

“Shpreh mirënjohjen më të lartë nga qytetarët dhe institucionet e Kosovës për vendimin e drejtë dhe historik për fillimin e bombardimeve.

Për mundësinë e kthimit të qetetarëve në shtëpitë e tyre. Sot pas 20 vitesh, Kosova është e pavarur dhe u jam shumë mirënjohjes që gjatë këtij udhëtimi kemi qenë bashkë. Mbështetja juaj ka qenë jetike për lirinë dhe pavarësinë, por edhe tashmë udhëtimin tonë euroatlantik”, ka thënë Thaçi, shkruan Indeksonline.

Gjatë dekorimit me ‘Urdhrin e Lirisë’ Thaçi tha se nuk ka çmim që mund të shpërbljeë kontributin e Clinton për Kosovën.

“Storia e suksesit është storie e përbashkët dhe ju jeni heroi ynë dhe ju falënderoj shumë në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës edhe një herë.

Duke u bazuar në kompetencat e mija si president i Kosovës, por edhe si mik i juaji sot në emër të institucioneve të Kosovës jap ‘Urdhrin e Lirisë’ dhe nuk ka çmim që nuk mund të shpërblej atë kontribut”, ka thënë ai.

SHARE