Ditëve në vijim do të ketë shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë

0
65

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike kumtoi se ditëve të ardhshme në orët e pasdites do të ketë paraqitje të shpeshtë të shiut të rrëmbyeshëm, vetëtimave dhe erës së përforcuar.

Në nivel lokal proceset do të jenë në formë e motit të lig me reshje më të rrëmbyeshme, erë të fuqishme dhe paraqitjen e breshrit. Temperaturat maksimale deri nga mesi i javës së ardhshme do të ulen.

Temperaturat minimale të hënën dhe të martën do të lëvizin prej 12 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale prej 27 deri në 34 gradë Celsius dhe prej 26 deri në 33 gradë Celsius.

Moti nesër paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite vende-vende do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar, në nivel lokal dhe në formë të motit të lig.

UV do të jetë 9. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 20 gradë, ndërsa e ditës prej 26 deri në 26 gradë Celsius.

SHARE