Gruevski: Zaev fantazon për largimin tim nga Maqedonia

0
53

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski nëpërmes rrjetit social Facebook ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit Zoran Zaev për mënyrën e arratisjes së tij nga vendi.

“Të vërtetën e di edhe Zaev. U arratisa sepse në Maqedoni po zhvilloje procese të motivuara politikisht kundër meje, në të cilën që më parë diheshin aktgjykimet të porositura nga ai personalisht, megjithëse nuk kishte argumente ligjore, asnjë veprim kriminal, ndërsa rrjedhimisht asnjë provë. U arratisa sepse në burg më kurdisen kurth.

E vërteta është se unë u arratisa shumë lehtë dhe thjesht, ndërsa ai para një dite shpenzoi një të katërt e emisionit duke folur për mua dhe se si u largova, duke gënjyer dhe fantazuar. Pastaj ai filloi që të gënjej edhe botën nëpërmes mediave ndërkombëtare”, shkruan Gruevski.

Dje kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për gazetën ditore gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) deklaroi se Gruevski me ashensor ka zbritur në garazhën e ndërtesës dhe është futur në bagazhin e veturës me të cilën ka kaluar kufirin drejt Shqipërisë ku e kanë pritur zyrtarë të ambasadës së Hungarisë.

SHARE