Këta janë popujt për të cilët serbët kanë më së shumti urr.ejtje

0
89

Serbët i duan më së shumti grekët dhe sllavo-maqedonët, të cilët klasifikohen si kombet e tyre të preferuara, ndërsa nuk i duan shqiptarët dhe kroatët, sipas një studimi nga agjencia Faktor plus.

Hulumtimi i kësaj agjencie, publikuar javën e kaluar, trajtoi, në të vërtetë, marrëdhëniet midis popullit serb dhe atij shqiptar, perspektivën e kësaj lidhjeje, pikat e mosmarrëveshjes, si dhe mundësitë dhe fushat e bashkëpunimit.

Ky hulumtim tregoi se edhe njëherë për traumat e thella historike, stereotipet, por edhe çështja e pazgjidhur e Kosovës dhe qëndrimet e politikanëve ndikojnë në marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve.Ky hulumtim vuri nxjerri në pah se çfarë lloj opinionesh kanë serbët ndaj popujve të tjerë në rajon.

Të anketuarit e e moshës 24-45, ku 43 për qind e tyre, thanë se kishin mendimin më pozitiv për grekët. Më të vjetër se 50 vjeç, sipas rezultateve të këtij hulumtimi, ata preferojnë maqedonasit, ndërsa më të vjetëe se 50 vjeç në krye të listës së kombeve të preferuara, pas Greqisë, është Mali i Zi.

Nga ana tjetër, serbët opinione negative më së shumti kanë për kroatët dhe shqiptarët. Menjëherë pas Kroacisë, opinioen negative serbët kanë për shqiptarët. Kjo dëshmohet nga fakti se deri në 33 për qind e të anketuarve kanë opinion negativë për shqiptarët ndërsa 68 për qind e shqiptarëve i shohin serbët më negativisht.

SHARE