‘Mund të birësoj’, Eva Murati flet për planet për t’u bërë nënë

0
101

Një nga moderatoret më simpatike të rubrikës së sportit, Eva Murati. Pozicioni i saj ka ndikuar ne dashurine per futbollin. E ftuar tek “Rudina”, Eva foli për rolin e saj në projektin e fundit kinematografik ‘Unë si ti’, ku moderatorja luan ne rolin e kujdestares së jetimores.

“Në film unë jam kujdestare e shtëpisë së fëmijës që gjithë kohës përpiqet të japë maksimumin. Eksperienca në shtëpië e fëmijës në Sarandë ka qenë e jashtëzakonshme. Edhe tani që e kujtoj më rrënqethet mishi.

Është një realitet komplet tjetër dhe më ka bërë të kuptoj se jam me fat për shumë gjëra në jetë. Më kanë bërë që në të ardhmen të adoptoj një fëmijë. Janë plane për të ardhmen e largët, sepse unë vetëm para pak ditësh mbusha 24 vjeç.

Fustani i bardhë dhe fëmijët janë goxha larg. Padyshim që do doja të kisha fëmijët e mi biologjikë. Shpresoj që dhe unë të kem tre fëmijë si gjyshja dhe mami. Nuk e përjashtoj mundësinë e birësimit sepse kjo eksperiencë ka qenë nga ato që të ndryshojnë jetën”, -tregoi ajo tek Rudina.

SHARE