Veton Latifi pjesë e Këshillit të Sigurisë

0
78

Profesori universitar Veton Latifi është zgjedhur pjesë e Këshillit të Sigurisë të Maqedonisë së Veriut, një nga organet më të larta të sigurisë që drejtohet nga presidenti i vendit Stevo Pendarovski.

Përzgjedhjen e tij e ka bërë të ditur vetë Pendarovski në një intervistë për “360 gradë” në Alsat. Ai deklaroi se ka kompletuar përbërjen e Këshillit për Siguri. Ky trup në kompetencë të presidentit të shtetit numëron gjithsejtë 9 anëtarë, 6 prej të cilëve në këtë pozitë emërohen me automatizëm në bazë të funksionit që ushtrojnë.

Presidenti i shtetit, ai i Kuvendit, i Qeverisë, ministri i mbrojtjes dhe ai për punë të brendshme. Tre anëtarë vijën me propozim të presidentit, bëhet fjalë për Trajan Gocevski, Veton Latifi dhe Nenad Markoviq.

Veton Latifi aktualisht është profesor ordinar në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, por edhe ligjërues i jashtëm në disa universitete të njohura botërore.

SHARE