Majlinda Kelmendi ka një dedikim special për triumfin e saj

0
78

Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike Evropiane në “Minsk 2019” në Bjellorusi, që ishte dhe e para për Kosovën në dy pjesëmarrjet e saja në Lojërat Evropiane.

Xhudistja nga Peja mposhti në finale me Ippon, kampionen e deri tanishme evropës, rusen Natalia Kuziutina.

Në një intervistë për mediat kosovare ajo tregoi emocionin që ndjen pas këtij triumfi.

Urime Majlinda për këtë sukses që keni arritur,kujt ja dedikoni medalje?

Medaljen ja dedikoj, Labinot Harbuzi, djalit te tezes time,një person që ka qenë idhull për mua që kur isha e vogël i cili ka besuar gjithmonë tek un por fatkeqësisht nuk jeton më.

Si ndjeheni emocionalisht pas këtij suksesi që arritët pasi ky ishte dhe i pari për ju në Lojërat Olimpike Evropiane?

Është hera e parë që marrë pjesë në Lojërat Olimpike pasi në dy vitet e fundit nuk morra pjesë në kampionate, për shkak të lëndimeve dhe natyrisht që ndjehem e lumtur.

Kjo ditë ka qenë e ngarkuar për ju dhe a shkoi gjithçka siç e kishit parashikuar?

Sot kam qenë shumë e motivuar, rusja ishte shumë e fortë fizikisht por në fund arrita ta mposht, gjithçka shkoi siç e dëshirova.

Keni një mesazh për shqiptarët qe ishin sot këtu duke të përkrahur?

E ndjeva atmosferën e tyre në fund te ndeshjes,kur mposhta rusen, neve nuk na rastis shpesh të jemi të përfaqësuar në këto nivele kaq të larta dhe duhet të na përkrahin,sigurisht që i falënderoj, u shpreh Majlinda.

SHARE