Neymar ia plas në sy sheikut: Nuk dua të luaj më te PSG-ja, dua të kthehem në shtëpi

0
46

Neymar po kalon ndoshta sezonin më të vështirë të karrierës së tij. Dëmtimet e shpeshta dhe skandalet me jetën private kanë bërë që braziliani ta humbë totalisht shkëlqimin e tij.

Së fundmi, gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” vjen me ‘bombën’ e radhës.

Sipas saj, Neymar iu ka thënë disa miqve të tij se dëshiron të largohet nga Parisi, ndërsa një frazë e shkurtër i është drejtuar presidentit Al-Khelaifi nga vetë Neymar.

Ai i ka thënë:

“Nuk dua të luaj më me PSG-në. Dua të kthehem më shtëpinë time, atje prej ku nuk duhet të isha larguar kurrë”.

Në lidhje me rikthimin e 27-vjeçarit në “Camp Nou” ka patur sinjale pozitive dhe nga Barcelona, teksa lojtarë si Messi, Pique dhe Suarez janë pro rikthimit të tij me fanellën “Blaugrana”.

SHARE