Grafitet anti-BDI arrijnë në vendlindjen e Ali Ahmetit në Zajaz

0
59

Grafitet anti-BDI po mbulojnë territoret që janë të banuara me shumicë shqiptare.
Pas Tetovës,Gostivarit,Haraçina etj, grafite të këtilla sot janë paraqitur edhe në Kërçovë, vendlindjen e kryetarit të kētij subjekti. Grafitet janë paraqitur pikërishtë para objektit të ish-komunës së Zajazit ku gjendet dhe përmendorja ,,Nëna Shqiptare” për të bërë lidhjen edhe me fjalorin e Ahmetit në përgjimet e publikuara ku në shumë raste fyen nënat e shqiptarëve nga Kumanova deri në Strugë.Komentet nga njerëzit rreth këtyre grafiteve janë nga më të ndryshmet por vlerësimi që haset më shpesh është ai se BDI-së i ka ardhur fundi,por se Aliu nuk duhej të pres një fund të kētillë. Rikujtojmë opinionin që edhe në zgjedhjet e fundit presidenciale BDI humbi zgjeshjet gjithandej por edhe në Kërçovë.

SHARE